Gjithçka në Google që punon për ty

Identifikohu në "Llogarinë tënde të Google" dhe merr maksimumin nga të gjitha shërbimet e Google që përdor. Llogaria jote të ndihmon të bësh më shumë duke e personalizuar përvojën tënde të Google dhe duke dhënë qasje të lehtë në informacionet e tua më të rëndësishme nga çdo vend.

Të ndihmon

Kur je i identifikuar, të gjitha shërbimet e Google që përdor punojnë së bashku në mënyrë të pandërprerë për të ofruar ndihmë me detyrat e përditshme si sinkronizimi i Gmail-it tënd me "Kalendarin e Google" dhe Google Maps për t'u siguruar që gjithmonë ta kesh programin tënd nën kontroll.

Krijuar për ty

Pavarësisht se cilën pajisje apo shërbim të Google përdor, llogaria jote të jep një përvojë të vazhdueshme që mund ta personalizosh dhe menaxhosh në çdo kohë.

Të mbron

"Llogaria jote e Google" është e mbrojtur me siguri kryesuese në industrinë e vet që ndihmon t'i zbulosh dhe bllokosh kërcënimet përpara se ato të arrijnë te ti.

Gati për të ndihmuar

Gati për të ndihmuar

Shërbimet e Google, nga Chrome e deri te YouTube, funksionojnë më mirë dhe të ndihmojnë të bësh më shumë kur identifikohesh. Llogaria jote të jep qasje në veçoritë e dobishme si "Plotësimi automatik", "Rekomandimet e personalizuara" dhe shumë më tepër, në çdo kohë dhe në çdo pajisje.

Vetëm për ty

Vetëm për ty

"Llogaria jote e Google" e bën çdo shërbim që ti përdor të personalizuar për ty. Thjesht identifikohu në llogarinë tënde për t'u qasur në kontrollet e tua të preferencave, privatësisë dhe personalizimit nga çdo pajisje.

I mbajmë informacionet e tua private, të mbrojtura dhe të sigurta

I mbajmë informacionet e tua private, të mbrojtura dhe të sigurta

Mbrojtja e të gjitha informacioneve në "Llogarinë tënde të Google" nuk ka qenë asnjëherë më e rëndësishme. Kjo është arsyeja pse kemi integruar mbrojtje të fuqishme dhe vegla të tilla si "Kontrolli i sigurisë" dhe "Menaxheri i fjalëkalimeve i Google" në çdo llogari.